Reagon pas protestës për ushqimet e skaduara Autoriteti Kombëtar i Ushqimit duke thënë se konsumatorët janë më të garantuar se kurrë.
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit tha se nuk e ka për detyrë të hetojë apo të arrestojë në lidhje me produktet e skaduara por vetëm të inspektojnë. Sipas AKU, protesta shërben për të përhapur panik dhe thekson se siguria ushqimore është në nivelet më të larta.
Protesta për ushqimet e skaduara u zhvillua nga Shoqëria Civile dhe u mbajt në sheshin Skëndërbeu, e nxitur edhe nga rasti i ditëve të fundit ku një fabrikë në Paskuqan, falsifikonte datat e skadencës të kosit me fruta për fëmijë.