Protesta për varret greke, PDIU braktiset nga deputetët e saj (FOTO)

Publikuar tek: politike, më 22:26 23-01-2018 Protesta për varret greke, PDIU braktiset nga deputetët e saj (FOTO)

Partia për Drejtësi Integrim dhe Unitet, zyrtarisht ka tre deputetë në parlamentin shqiptar, por kryetari i saj, Shpëtim idrizi nuk arriti ta marrë mandatin në Tiranë.

Tre deputetët e kësaj partie aktualisht pas dy largimeve të Aqif Rakipit dhe Bujar Muçës, janë: Reme Lala, Elena Xhina dhe Dritan Bici.

Ditën e sotme kjo parti organizoi një protestë para ministrisë së Jashtme për çështjen e varrezave greke në jug të Shqipërisë në Tepelenë, por edhe marrëveshjes me shtetin fqinj.

Por ajo që bëri përshtypje në këtë protestë të PDIU, ishte se të tre deputetët e saj nuk u panë të protestojnë përkrah me liderin e partisë së tyre.

Nuk dihen arsyet e kësaj zgjedhje të tre deputetëve, por ajo që është e sigurt, është se PDIU nuk është më një parti e unifikuar.

Më herët deputetja Reme Lala pas zgjedhjeve kishte deklaruar se do mbështeste kryeministrin Rama. Ndërkohë dy emrat e tjerë, përveç profilit të tyre shumë të ulët në nivel politik vetëm lokal, kanë qenë edhe ish-funksionarë të Partisë Socialiste.

Nuk dihet se si do të shkojë fati i Partisë për Drejtësi Integrim dhe Unitet dhe i depuetëtve që e kanë marrë mandatin me siglën e saj, por që në kauzat e saj nuk shfaqen.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.021081924438477
array(1) { ["section"]=> string(72) "protesta-per-varret-greke-pdiu-braktiset-nga-deputetet-e-saj-foto-107689" }