Protesta prej disa muajsh, pjesëmarrje masive edhe në zgjedhjet lokale në Hong Kong

Publikuar tek: bota, më 23:53 24-11-2019 Protesta prej disa muajsh, pjesëmarrje masive edhe në zgjedhjet lokale në Hong Kong Banoret e Hong Kongut ne rradhe per te votuar ne zgjedhjet lokale

Përpos protestave prej disa muajsh, banorët e Hong Kongut votuan ditën e sotme në shifra rekord në zgjedhjet lokale që shihen gjerësisht si një referendum de-fakto për protestat e fundit pro-demokracisë.

Votuesit zgjodhën më shumë se 400 anëtarë në 18 këshilla qarqesh që përbëjnë territorin e Hong Kongut transmeton VOA. 

Qyteti që është tronditur nga protestat për një kohë të gjatë, më në fund po merr pjesë në votime.

këto zgjedhje cilësohen si shumë të rëndësishme sepse janë zgjedhjet e para që kur filluan protestat antiqeveritare pesë muaj më parë.

Sipas shifrave qeveritare, pjesëmarrja e votuesve dukej se ishte dyfish më madhe se në zgjedhjet lokale të vitit 2015.

Policia ndër të tjera pati një prani të madhe të forcave të sigurisë në qendrat e votimit. Në disa qendra të tjera, kishte automjete me forca të gatshme policie.

Zgjedhjet lokale të sotme janë të rëndësishme për Hong Kongun pasi anëtarët e këshillit të qarkut të zgjedhur do të ndihmojnë në përcaktimin e përbërjes së legjislaturës së re.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.01304292678833
array(1) { ["section"]=> string(89) "protesta-prej-disa-muajsh-pjesemarrje-masive-edhe-ne-zgjedhjet-lokale-ne-hong-kong-187088" }