Protesta/ Studentët e Elbasanit: Nuk dimë gjë, jemi në mësim

Publikuar tek: aktualitet, më 10:38 22-05-2019 Protesta/ Studentët e Elbasanit: Nuk dimë gjë, jemi në mësim

Edhe pse prej disa ditësh studentët janë thirrur në protestë, e cila do të mbahet ditën e sotme, studentët e fakulteteve të Elbasanit, nuk janë në dijeni të protestës së ditës së sotme.

Burime për newsbomb.al konfirmojnë se studentët janë duke zhvilluar rregullisht mësimin dhe nuk ka një organizim për tu bashkuar në protestë, raporton gazetari Endri Mema.

''Nuk jemi në dijeni të ndonjë proteste" thonë disa studentë që sot janë duke ndjekur leksionet dhe mësimin rregullisht. Studentët nuk i mohojnë problemet e universitetit por thonë se për momentin nuk janë organizuar dhe nuk kanë dijeni për thirrjen.

Kujtojmë që rreth orës 12.00 të ditës së sotme, një pjesë e këshillit studentor në Tiranë dhe Korçë, kanë bërë thirrje që protestat të nisin me arsyetimin se premtimet e qeverisë nuk janë mbajtur.

Dhjetorin e kaluar studentët e tè gjitha universiteteve në Shqipëri, protestuan prej më shumë se dhjetë ditë para "Ministrisë së Arsimit" duke kërkuar më shumë vëmendje për problemet që kanë universitetet në të gjithë vendin. Vetëm pas premtimeve dhe fillimit të plotësimit të disa prej kërkesave të tyre, protestat u mbyllën.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.028584003448486
array(1) { ["section"]=> string(64) "protesta-studentet-e-elbasanit-nuk-dime-gje-jemi-ne-mesim-165243" }