Protesta të dhunshme në Gjeorgji, turma tenton të futet në Parlament

Publikuar tek: bota, më 07:56 21-06-2019 Protesta të dhunshme në Gjeorgji, turma tenton të futet në Parlament

Kriza e thellë politike ka përfshirë Gjeorgjinë. Protestuesit kanë tentuar të mësyjnë parlamentin e gjatë një tubimi masiv kundër një fjalimi brenda sallës nga një deputet rus.

Ndërsa policia ndaloi ata të hyjnë në ndërtesë, duke përdorur gaz lotsjellës dhe plumba gome.

Tensionet para parlamentit u ndezën kur Sergei Gavrilov ishte duke marrë pjesë në Asamblenë parlamentare të Orthodoksisë (IAO), një organ i ngritur nga parlamenti grek në vitin 1993 për të nxitur marrëdhëniet midis ligjvënësve të krishterë ortodoksë, duke iu drejtuar këtyre të fundit nga selia e folësit.

Sipas BBC, 39 policë dhe 30 protestues kanë mbetur të plagosur.  Rusia dhe Gjeorgjia kanë luftuar mbi dy rajone të shkëputura gjeorgjiane. Abkhazia dhe Osetia e Jugut u pushtuan nga Rusia në vitin 2008. Moska i njeh ato si shtete të pavarura dhe trupat ruse kanë mbetur atje që nga ajo kohë.

_107480716_054775145-1.jpg

_107476877_054775511-1.jpg

_107480714_054775066-1.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025062084197998
array(1) { ["section"]=> string(74) "protesta-te-dhunshme-ne-gjeorgji-turma-tenton-te-futet-ne-parlament-169092" }