Protesta të dhunshme në Greqi, përkujtohet këngëtari i vrarë nga ekstremisti i ‘Agimit të Artë’

Publikuar tek: rajon, më 20:07 18-09-2019 Protesta të dhunshme në Greqi, përkujtohet këngëtari i vrarë nga ekstremisti i ‘Agimit të Artë’ Pamje nga rruget e Keratsini, ku u zhvillua protesta

Qyteti i Keratsini në Greqi është përfshirë mbrëmjen e sotme nga protesta të dhunshme, në përkujtimin e vrasjes së këngëtarit të njohur grek Pavlos Fyssa.

Mediat greke raportojnë se familjarë dhe miq të këngëtarit të vrarë mizorisht në 18 shtator 2013 nga një anëtar i partisë së ekstremit të djathtë “Agimi i Artë” janë mbledhur përpara përkujtimores së tij dhe më pas kanë nisur të shkaktojnë trazira.

Reagimi i policisë ka qenë i menjëhershëm duke shpërndarë turmat e njerëzve me gaz lotsjellës dhe tymuese, ndërsa në dyqanet përreth janë shkaktuar dëme të shumta materiale. Pas shpërndarjes, mbështetës dhe familjarët të reperit grek Pavlos Fyssa janë larguar.

Vrasja e të riut 6 vite më parë në periferi të Athinës, në qytetin e Keratsini shkaktoi trazira të shumta, ndërsa Pavlos Fyssa u bë një simbol në luftën kundër fashizmit dhe neo-nazizmit , si në Greqi ashtu edhe jashtë saj.

4-10.jpg2-8.jpg3-6.jpg1-3.jpg5-10.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025321006774902
array(1) { ["section"]=> string(99) "protesta-te-dhunshme-ne-greqi-perkujtohet-kengetari-i-vrare-nga-ekstremisti-i-agimit-te-arte-178932" }