Protesta të dhunshme në Paris pas zgjedhjeve presidenciale

Publikuar tek: bota, më 18:18 27-04-2017 Protesta të dhunshme në Paris pas zgjedhjeve presidenciale

Parisi është përfshirë sot nga protesta të dhunshme kundër dy kandidateve finalist për raundin e fundit të presidentit të Francës.

Me mijëra persona, kryesisht të rinj kanë protestuar kundër dy figurave të reja politike në skenën politike fraceze. Protestuesit kanë thyer xhamat e dyqaneve në rrugët kryesore të Parisit. Bomba me tym janë hedhur kundër policisë ndërsa demonstrata ka vijuar në formën e një marshimi në lagjet kryesore të zemrës së Francës.

Më shumë se 22% e popullit francez refuzoi të votonte të dielën e kaluar në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale. Pikërisht abstenuesit janë ata që nisën protestat sapo u publikuan rezultatet e para të votimeve.

 Në datën 7 maj, kandidati i pavarur i qendrës Emanuel Macron dhe kandidatja e ekstremit të djathtë, Marine Le Pen do të përballen në raundin final për zgjedhjen e presidentit te ri të Francës. Sipas sondazheve te deritanishme, Macron pritet te fitoje me rezultat te thelle kundër ekstremistes se djathtë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « SHBA sanksione ndaj Koresë së Veriut, përshpejton sistemin antiraketor
SHBA përgatitet për luftë, teston 50 armë të reja (Video) »
Article Logic
Execution time: 0.011852979660034
array(1) { ["section"]=> string(64) "protesta-te-dhunshme-ne-paris-pas-zgjedhjeve-presidenciale-76670" }