Qindra të rinj i janë përgjigjur edhe sot thirrjeve në rrjetet sociale për t’iu bashkuar protestës për vrasjen e Klodian Rashës nga efektivi i policisë.
Protesta në ditën e pestë të saj ka nisur paqësisht në sheshin “Skënderbej”, më pas ata kanë marshuar drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit” drejt Kryeministrisë, ku në mënyrë demonstrative janë shtrirë në tokë dhe kanë vendosur duart pas koke.
Grupe protestuesish janë shpërndarë deri në orët e mbrëmjes në disa zona në kryeqytet, te Drejtoria e Policisë së Tiranës, te “Zogu Zi” dhe sheshi Wilson. Në disa raste pa pasur dhe përplasje e shoqërime të protestuesve nga Policia. Ndaj tyre ëhstë hedhur gaz lotsjellës.