Protestat anti-raciste, 'leksion' historie nga Romana Vlahutin: Dubrovniku e shfuqizoi skllavërinë që në 1416

Publikuar tek: fcb-bomb, më 22:15 07-06-2020 Protestat anti-raciste, 'leksion' historie nga Romana Vlahutin: Dubrovniku e shfuqizoi skllavërinë që në 1416 Romana Vlahutin

Vdekja e një personi me ngjyrë gjatë arrestimit nga policia në SHBA ka nxitur një valë të madhe dhe të dhunshme protestash që tashmë janë zhvendosur nga SHBA në Britani dhe shtete të tjera të Europës.

Debatit për racizmin, diskriminimin etnik dhe skllavërinë nuk i ka shpëtuar as ish-Ambasadorja e Bashkimit Europian në Shqipëri, Romana Vlahutin.

Pëmes një postimi në Twitter, diplomatia kroate shkruan se Dubrovniku e ka shfuqizuar skllavërinë që në vitin 1416.

“Republika e Dubrovnikut e hoqi skllavërinë më 27 Janar 1416, 417 vjet para Mbretërisë së Bashkuar dhe 449 vjet para SHBA ... kur flasim për Evropën Juglindore, thjesht po e them…”, shkruan ajo në Twitter.

Në 27 Janar 1416, Dubrovniku, asokohe republikë autonome (Ragusa) shfuqizoi zyrtarisht skllavërinë, transportin e skllevërve dhe idenë që një person të jetë në gjendje të zotërojë një person tjetër, duke u bërë një nga të parat vende në Evropë që e bëri këtë pas Venecias në vitin 960.

103114951_2524711021113978_4365401617266828111_n.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0098168849945068
array(1) { ["section"]=> string(112) "protestat-anti-raciste-leksion-historie-nga-romana-vlahutin-dubrovniku-e-shfuqizoi-skllaverine-qe-ne-1416-209421" }