Protestat anti-Vuçiç në Serbi, demonstruesit marshojnë drejt televizionit shtetëror në Beograd

Publikuar tek: rajon, më 20:42 20-04-2019 Protestat anti-Vuçiç në Serbi, demonstruesit marshojnë drejt televizionit shtetëror në Beograd Protestat anti-Vucic ne Beograd

Protestuesit marshuan gjatë pasdites së sotme drejt transmetuesit publik RTS në Beograd duke kërkuar dorëheqjen e presidentit Vuçiç dhe qeverisë së tij.

Sonte, protestuesit anti-Vuçiç nën logon ‘1od5miliona’ marshuan me një baner të ri ku shkruhej ‘Të gjithë për një’.

Për 5 muaj protestuesit anti-Vuçiç janë grumbulluar çdo të dielë në Beograd, duke kërkuar që presidenti serb Vuçiç dhe partia e tij ‘Progresistët’, të cilët janë në pushtet, të largohen.

Pasditen e sotme përsëri protestuesit do të marshojnë drejt Radio Televizionit shtetëror të Serbisë, duke brohoritur sloganet dhe thirrjet e tyre për më shumë liri në media dhe zgjedhje të drejta, të lira dhe të ndershme.

Kujtojmë se kjo është fundjava e 20-të e protestave dhe demonstratave kundër qeverisë së presidentit Vuçiç.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.015950918197632
array(1) { ["section"]=> string(100) "protestat-anti-vucic-ne-serbi-demonstruesit-marshojne-drejt-televizionit-shteteror-ne-beograd-161217" }