Protestat dhe aksioni opozitar në vazhdim, Basha mbledh Kolegjin e Kryetarëve

Publikuar tek: politike, më 19:15 23-03-2019 Protestat dhe aksioni opozitar në vazhdim, Basha mbledh Kolegjin e Kryetarëve

Kryedemokrati Lulzim Basha ka mbledhur pasditen e sotme Kolegjin e Kryetarëve në ambientet e Selisë Blu.

Mësohet se mbledhja e thirrur nga Basha ka si qëllim përcaktimin e objektivave për protestat dhe aksionin opozitar në ditët në vazhdim.

Nga Selia Blu ende nuk është vendosur një datë e saktë për protestën e rradhës, ndërkohë që Sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi ka thënë se ata do të jenë përpara Parlamentit në çdo senacë.

Sakaq, kryeministri Rama i ka bërë një ftesë të hapur opozitës ditën e sotme, duke thënë se se është i gatshëm të shkojë në zgjedhje të parakohshme nëse opozita do të fitojë qoftë edhe një bashki më tepër se mazhoranca në zgjedhjet e 30 qershorit.

Nuk dihet nëse Basha do të diskutojë ftesën e Ramës në mbledhjen e kryetarëve apo nëse e ka marrë atë në konsideratë.

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Vetëflijimi i Metës, Gazment Bardhi: Mesazhi i presidentit ishte i sinqertë dhe në interes të shqiptarëve
Mbledhja e Kolegjit të Kryetarëve, opozita cakton datën për protestën e rradhës »
Article Logic
Execution time: 0.011322021484375
array(1) { ["section"]=> string(83) "protestat-dhe-aksioni-opozitar-ne-vazhdim-basha-mbledh-kolegjin-e-kryetareve-157617" }