Protestat dhe përplasjet te Unaza e Re, merret i pandehur Klevis Balliu

Publikuar tek: aktualitet, më 10:21 14-11-2019 Protestat dhe përplasjet te Unaza e Re, merret i pandehur Klevis Balliu Foto arkiv - Klevis Balliu te protesta e Unazës së Re

Ish-deputeti Klevis Balliu merret i pandehur për protestat te Unaza e Re dhe tensionet mes banorëve dhe policisë.

Mësohet se mbi Balliun rëndon akuza e “kundërshtimit të forcave të policisë dhe të punonjësve të IKMT-së’ dhe e “tubimit të paligjshëm”. 

Pak momente më parë, Balliu u paraqit në Prokurori së bashku me avokatin e tij mbrojtës, ndërsa paralajmëroi se në darkë do të nxjerrë prova që sipas tij vërtetojnë se kush vjedh në të vërtetë pronat.

Ndërkohë kujtojmë se dy ditë më parë, IKMT shembi 33 banesa në zonën e unazës së Re, të cilat prekeshin nga projekti. Shembja e banesave u shoqërua me përplasje mes banorëve të Unazës dhe punonjësve të policisë. 12 veta u plagosën mes të cilëve 5 policë dhe 7 protestues, si dhe dhjetëra të tjerë u shoqëruan.

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.21253490447998
array(1) { ["section"]=> string(77) "protestat-dhe-perplasjet-te-unaza-e-re-merret-i-pandehur-klevis-balliu-185850" }