Protestat e 21 janarit/ Taulant Balla pranon bashkëpunimin me Agron Malaj: Koalicionin me LSI-në e bëmë për të rrezuar Sali Berishën

Publikuar tek: aktualitet, më 22:05 21-01-2021 Protestat e 21 janarit/ Taulant Balla pranon bashkëpunimin me Agron Malaj: Koalicionin me LSI-në e bëmë për të rrezuar Sali Berishën Taulant Balla

Kreu i grupit parlamentar i PS-së, Taulant Balla ka pranuar kontaktet me kryebashkiakun e Matit, Agron Malaj, 21 janarin e vitit 2011, ku asokohe Malaj ishte komandant seksioni i Njësisë Speciale të Gardës së Republikës.  

Në emisionin "Open", Balla tha se Malaj nuk ka qënë në krye të grupit që ka qëlluar.

Ndërkohë, më tej, Balla tregoi edhe arsyen e vërtetë të koalicionet qeveritar mes Partisë Socialiste dhe LSI para zgjedhjeve të vitit 2013. Ai shtoi se këtë e bënë vetëm për të larguar PD-në nga pushteti.

"E kam kontaktuar atë ditë Agron Malaj. Nuk është e vërtetë se grupi i tij ka qënë grupi i zjarrit. Ai ka qënë në krye të snajperave, të cilat nuk kanë qëlluar. Për të rrezuar Sali Berishën në vitin 2013 na duhej koalicioni me LSI-në. Ilir Meta gjatë koalicionit me ne nuk ka qënë në Shqipëri më 21 janar. Për të shkatërruar regjimin e Sali Berishës na u desh të bënim koalicion me LSI-në. Dhe kështu shemben pengesën e parë," tha Balla.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Sondazhi në Euronews Albania: As bashkimi i partive opozitare nuk mund ta kalojë PS-në, janë të pavendosurit ata që nxjerrin fituesin
Rezultatet e sondazhit të kompanisë prestigjoze MRB: Nëse zgjedhjet mbahen sot Partia Socialiste fiton bindshëm, tkurrje për PD e LSI, sa shumë të pavendosur »
Article Logic
Execution time: 0.023294925689697
array(1) { ["section"]=> string(137) "protestat-e-21-janarit-taulant-balla-pranon-bashkepunimin-me-agron-malaj-koalicionin-me-lsi-ne-e-beme-per-te-rrezuar-sali-berishen-235912" }