Protestat e Astirit, PD i përgjigjet Lleshajt: Ministri katil jeton në dy shtëpi të padeklaruara

Publikuar tek: aktualitet, më 19:16 13-10-2019 Protestat e Astirit, PD i përgjigjet Lleshajt: Ministri katil jeton në dy shtëpi të padeklaruara Sekretari i Pergjithshem i PD, Gazment Bardhi

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka akuzuar ministrin e Brendshëm Sander Lleshaj se posedon dy shtëpi të padeklaruara e ndërkohë nxjerr policinë kundër grave e fëmijëve por nuk Lufton krimin.

Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, Bardhi e ka quajtur ndër të tjera ministër katil i cili nuk lufton krimin e ndërkohë jeton sa pranë qendrës së Tiranës aq edhe në Gjirin e Lalzit, në shtëpi të padeklaruara.

Postimi i plotë:

Sander Lleshaj nuk mund ta kuptojë qendresën e burrave, grave dhe fëmijëve në mbrojtje të shtëpive të tyre nga fadroma e korrupsionit të shefit të tij Edi Rama, sepse Sandër Lleshaj nuk ka derdhur ndonjëherë djersë për shtëpinë e tij.

Ai jeton në dy shtëpi të padeklaruara. Për njërën ka marrë kredi të butë nga qeveria që në 2009 dhe, në mënyrë të paligjshme, nuk e ka përdorur deri në vitin 2018, sa janë të dhënat zyrtare.

Shtëpia tjetër ku Sandër Lleshaj jeton është në Lalz, por ajo nuk figuron askund. Të gjithë e dinë që ministri katil, që nxjerr policinë kundër grave dhe fëmijëve, por nuk lufton krimin, jeton sa pranë qendrës së Tiranës, aq në Gjirin e Lalzit, në shtëpi të padeklaruara.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.03978705406189
array(1) { ["section"]=> string(101) "protestat-e-astirit-pd-i-pergjigjet-lleshajt-ministri-katil-jeton-ne-dy-shtepi-te-padeklaruara-181913" }