Protestat e dhunshme, Irani paralajmëron shtetet e rajonit nëse kanë nxitur trazira

Publikuar tek: bota, më 18:34 23-11-2019 Protestat e dhunshme, Irani paralajmëron shtetet e rajonit nëse kanë nxitur trazira Protestat ne Iran

Zëvendëspresidenti iranian, Eshaq Jahangiri ka paralajmëruar shtetet kufitare me Iranin që nëse ata kanë gisht në trazirat që tronditën Iranin, atëherë do të kenë pasoja.

Qeveria iraniane ka deklaruar se protestat të cilat janë mbajtur në mbi 100 qytete iraniane erdhën pas njoftimeve për rritjen e çimeve të naftës më 15 nëntor.

Teherani zyrtar ka fajësuar Shtetet e Bashkuara, Arabinë Saudite dhe Izraelin për protestat, që kanë qenë nga më të dhunshmet në Iran në dekadën e fundit.

‘Disa shtete në rajon duhet ta dinë se nuk do ta kenë jetën e lehtë në këtë rajon, nëse konstatohet se ata kanë ndërhyrë në nxitjen e trazirave në Iran’, ka thënë Jahangiri.

Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) dhe grupe të tjera kanë thënë se dhjetëra protestues janë vrarë dhe shumë të tjerë janë plagosur gjatë kësaj jave në Iran. Po ashtu, dhjetëra protestues gjenden në burg.

Sipas raportit të Amnesty International, në protesta janë vrarë 115 persona. Qeveria iraniane ka bërë me dije se ka arrestuar mbi 100 organizatorë të protestave.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011199951171875
array(1) { ["section"]=> string(89) "protestat-e-dhunshme-irani-paralajmeron-shtetet-e-rajonit-nese-kane-nxitur-trazira-186940" }