Protestat e dhunshme kundër qeverisë, SHBA thirrje për qetësi në Hong Kong

Publikuar tek: bota, më 22:49 27-08-2019 Protestat e dhunshme kundër qeverisë, SHBA thirrje për qetësi në Hong Kong Protestat masive ne Hong-Kong

Shtetet e Bashkuara kanë bërë thirrje për qetësimin e situatës për shkak të protestave në Hong-Kong si dhe u ka bërë thirrje palëve për dialog.

 

Të shtunën, policia e Hong Kongut përdori gazin lotsjellës për të shpërndarë protestat antiqeveritare, pasi protestuesit hodhën bomba benzine dhe tulla.

Pas disa javësh protestash pro-demokracisë në Hong Kong, trazirat nuk duket se po ndalen. Por zyrtari amerikan tha se sheh disa shenja inkurajuese.

Ndërkohëë që Tetori shënon 70 vjetorin e themelimit të Republikës Popullore të Kinës, Pekini po e shënon këtë datë me rëndësi në kalendarin politik, Uashingtoni nga ana tjetër shpreson që udhëheqësit kinezë të mund ta zgjidhin çështjet në një mënyrë të tillë që të mbahen parasysh interesat dhe shqetësimet e popullit në Hong Kong të cilët janë mësuar me një proces demokratik.

Në Pekin, Kina shprehu pakënaqësi të fortë të martën ndaj një deklarate të përbashkët të udhëheqësve të G-7-tës ku bëhej thirrje për respektimin e autonomisë së Hong Kongut në përputhje me dokumentet e dorëzimit nga Britania të kontrollit të këtij territori.

Drejtuesit e vendeve të industrializuara në samitin e tyre bënë thirrje për qetësi pas 12 javë protestash pro-demokracisë në Hong Kong, por zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze, Geng Shuang i akuzoi liderët e samitit për ndërhyrje të brendshme dhe qëllime të liga.

Demonstruesit kanë protestuar ndaj faktit që Lam i ka shpërfillur kërkesat e tyre për tërheqjen e plotë të një projektligji ekstradimi që do të lejonte që të dyshuarit për krime të dërgoheshin në Kinë për gjykim. Një kërkesë e dytë ishte ajo për një hetim të pavarur lidhur me përdorimin e tepruar të forcës nga policia kundër protestuesve dhe një tjetër ajo për zgjedhje demokratike.

Protestuesit kanë plan të vazhdojnë protestat, të cilat paraqesin kërcënimin më të madh për paqen deri tani në qendrën financiare aziatike pasi Britania i dorëzoi kontrollin e Hong Kongut Kinës në vitin 1997. Protestuesit thonë se ata demonstrojnë kundër asaj që e shohin si një gërryerje të të drejtave.

Policia arrestoi më shumë se 80 protestues gjatë demonstratave këtë fundjavë ku pati edhe përleshje me policinë.

Si e vlerësoni punën e secilit ministër të qeverisë Rama 2?

Votoni nga 1 te 10 (1 nenkupton shumë keq, 10 nënkupton shumë mirë)

Anila Denaj - Ministre e Financave
Arben Ahmetaj - Ministër i Shtetit për Rindërtimin
Belinda Balluku - Ministre e Infrastukturës dhe Energjitikës
Bledi Çuçi - Ministër i Bujqësisë
Blendi Klosi - Ministër i Turizmit
Eduard Shalsi - Ministër Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes
Elisa Spiropali - Ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin
Elva Margariti - Ministre e Kulturës
Etilda Gjonaj - Ministre e Drejtësisë
Evis Kushi - Ministre e Arsimit, Rinisë dhe Sportit
Ogerta Manastirliu - Ministre e Shëndetësisë
Olta Xhaçka - Ministre e Mbrojtjes
Pandeli Majko - Ministër i Diasporës
Sandër Lleshaj - Ministër i Brendshëm

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.012036085128784
array(1) { ["section"]=> string(80) "protestat-e-dhunshme-kunder-qeverise-shba-thirrje-per-qetesi-ne-hong-kong-176493" }