Protestat e dhunshme në Paris, policia përdor gazin lotsjellës

Publikuar tek: bota, më 16:14 01-05-2017 Protestat e dhunshme në Paris, policia përdor gazin lotsjellës

Marshimi për Ditën e Punës në Francë ka precipituar në përplasje të dhushme mes policisë dhe demostruesve. Në mënyrë që të mund të parandalojë dëmet e mëtejshme nga protesta e dhunshme forcat e rendit kanë përdorur gazin lotsjellës.

Një  grup i të rinjve të maskuar hodhën  bomba molotovi mbi forcat e sigurisë të cilat iu kundërpërgjigjën me gaz lotsjellës.

Marshi vjetor për të shënuar të drejtat e punonjësve, këtë vit u zgjerua edhe me  thirrjet për të pamundësuar fitoren e kandidates presidenciale të së djathtës ekstreme Marine Le Pen në balotazhin e të dielës përballë Macron.

Deri tani policia Franceze nuk raporton për të lënduar rëndë dhe dëmë të mëdha materiale gjatë incidenteve.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « 11 vjeçari i shpëton vdekjes falë marihuanës, historia e tij e pabesueshme
Militantët e Shtetit Islamik i kërkojnë falje Izraelit »
Article Logic
Execution time: 0.011569023132324
array(1) { ["section"]=> string(67) "protestat-e-dhunshme-ne-paris-policia-perdor-gazin-lotsjelles-77075" }