Protestat e dhunshme për vdekjen e Floyd, mbi 200 të arrestuar brenda natës në New York

Publikuar tek: bota, më 10:05 03-06-2020 Protestat e dhunshme për vdekjen e Floyd, mbi 200 të arrestuar brenda natës në New York

Policia e New Yorkut ka arrestuar më shumë se 200 protestues në të gjithë qytetin.

Mësohet se mbrëmjen e djeshme protestat kanë qenë më paqësore krahasuar me atë të ditës së hënë.

Protestuesit kanë dalë në rrugë me slogane “Black Lives Matter” si dhe slogane të tjera anti-racizmit dhe dhunës policore.

Presidenti i SHBA-së Donald Trump u bëri thirrje ditën e djeshme guvernatorëve për të angazhuar Gardën Kombëtare që të shpërbëjnë protestën.

Kujtojmë që kjo është dita e tetë e protestës për afrikano-amerikanin, George Floyd, 46 vjeç, i cili  vdiq javën e kaluar.

Disa video të publikuara treguan se si një polic, gjatë arrestimit të George Floyd, ushtroi mbi të dhunë duke i mbajtur gjurin në qafë ndërsa Floyd dëgjohej duke bërtitur "nuk mund të marr frymë"

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0091440677642822
array(1) { ["section"]=> string(93) "protestat-e-dhunshme-per-vdekjen-e-floyd-mbi-200-te-arrestuar-brenda-nates-ne-new-york-208881" }