Protestat e opozitës, pas aleatëve Basha cakton të tjera takime të rëndësishëm

Publikuar tek: politike, më 13:48 08-01-2018 Protestat e opozitës, pas aleatëve Basha cakton të tjera takime të rëndësishëm

Kreu i PD, Lulzim Basha do të vijojë takimet e tij me strukturat lidhur me vendimin për datat e protestave që do të zhvillohen nga muaji janar.

Pas takimit me aleatët e koalicionit opozitar, Basha pritet të zhvillojë edhe dy takime të tjera të rëndësishme. Sipas report tv, ditën e nesërme, rreth orës 11.00 Basha do të zhvillojë një takim me krerët e degëve të Partisë Demorkatike në rrethe.

Ky takim mësohet se nuk do të zgjasë më shumë se një orë, pasi në orën 12.00 Bashën e pret një tjetër mbledhje, atë me grupin parlamentar të PD.

Pas takimit me aleatët, Basha u pyet sot nga mediat për datën e parë të protestës me LSI, ndërsa kryedemokrati konfirmoi se do të zhvillohet brenda muajit janar, por shtoi se pas konsultimit me drejtues të tjerë në PD, datën përfundimtare do ta konfirmojë ditën e nesërme.

Deri tani, me burime jozyrtare është përfolur që 27 janari mund të jetë data kur do të vendoset për një protestë mes PD e LSI në Tiranë. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.01251482963562
array(1) { ["section"]=> string(84) "protestat-e-opozites-pas-aleateve-basha-cakton-te-tjera-takime-te-rendesishem-105833" }