Partia Demokratike do të organizojë protestën e saj të radhës në qytetin e Vlorës ditën e nesërme në orën 11:00.
Protesta e PD do të mbahet në sheshin “Pavarësia” dhe çështjet kryesore për të cilat do të protestohet janë , papunësia, varfëria, prishja e banesave dhe dëmshpërblimet selektive, çmimi i energjisë si dhe kundër parkimeve me pagesë.
Protestat e Partisë Demokratike u zhvendosën nga kryeqyteti në Kavajë, Durrës, Kukës dhe Shkodër dhe pritet të vazhdojë në të gjitha qytetet kryesore të vendit.