Protestat masive pas shpërthimit, bie qeveria libaneze, dorëhiqet kryeministri Hassan Diab

Publikuar tek: bota, më 19:34 10-08-2020 Protestat masive pas shpërthimit, bie qeveria libaneze, dorëhiqet kryeministri Hassan Diab

I gjithë kabineti qeveritar i Libanit ka dhënë dorëheqjen 6 ditë pas protestave të dhunshme në rrugët e Bejrutit.

Pas tyre pak më parë ka dhënë dorëheqjen edhe kryeministri libanez Hassan Diab.

Në një deklaratë publike¸ kryeministri zyrtarizoi vendimin e tij për t’u dorëhequr, duke thënë se se korrupsioni në Liban është "më i madh se shteti".

"Unë deklaroj sot dorëheqjen e kësaj qeverie. Zoti e mbroftë Liban," tha ai.

Protestat nisën menjëherë pas shpërthimit masiv në portin e qytetit që shkaktoi 160 viktima dhe mbi 6,000 të plagosur.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011147975921631
array(1) { ["section"]=> string(95) "protestat-masive-pas-shperthimit-bie-qeveria-libaneze-dorehiqet-kryeministri-hassan-diab-216729" }