Protestat masive, qeveria e Hong Kongut kërkon falje

Publikuar tek: bota, më 16:40 16-06-2019 Protestat masive, qeveria e Hong Kongut kërkon falje Nga protesta në Hong Kong, foto: Lam Yik Fei for The New York Times

Si rrallë herë në histori, qeveria e Hong Kongut ka kërkuar ndjesë pas protestave masive të mbajtura javën e kaluar kundër ligjit për ekstradimin.

Një student 16-vjeçar humbi jetën gjatë protestës, ndërsa të paktën 22 persona të tjerë mbetën të plagosur rëndë nga përplasjet me forcat e rendit.

Shefja ekzekutive e qeverisë së Hong Kongut, Carrie Lam ka kërkuar ndjesë publike për performancën e dobët të qeverisë.

"Shefi Ekzekutiv pranon se puna e qeverisë ka qenë e pakënaqshme, duke çuar në konfuzion dhe konflikt në shoqëri si dhe duke çuar në zhgënjim dhe zemërim.”

"Shefi Ekzekutiv dëshiron të kërkojë falje qytetarëve dhe iu themi se jemi të hapur ndaj kritikave [për mënyrën se si] të përmirësojë më tej dhe të ofrojë shërbime më të mira për shoqërinë”, tha ajo në një deklaratë për media.

Qindra mijëra qytetarë vërshuan javën e kaluar në rrugët e Hong Kongut për të protestuar kundër një ligji që mundëson ekstradimin drejt Kinës dhe gjykimin aty të atyre që shteti komunist i quan “armiqtë politikë”.

Protestuesit bënë thirrje edhe për autonominë e Hong Kongut nga Kina.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.029595136642456
array(1) { ["section"]=> string(58) "protestat-masive-qeveria-e-hong-kongut-kerkon-falje-168447" }