Protestat në Kili, një milion qytetarë marshim paqësor pas vdekjes së dhjetëra personave

Publikuar tek: bota, më 13:06 26-10-2019 Protestat në Kili, një milion qytetarë marshim paqësor pas vdekjes së dhjetëra personave

Rreth një  milionë  protestues janë  bashkuar në  një  marshim protetues paqësor në  Kili, për t’i bërë  thirrje qeverisë për të  zgjidhur pabarazitë . 

Pjesmarrësit ecën nëpër qytet, duke falvitur flamujt dhe duke bërë thirrje për reform.

Guvernatorja e Santiagos, tha se ky ishte një moment “historik” për vendin, i cili është pëballur me protesta të dhunshme prej shumë ditësh.

Gjithashtu, edhe Presidenti Sebastian Pinera, tha se qeveria e ka “marrë mesazhin”.  

"Të gjithë ne kemi ndryshuar. Marshimi i sotëm gazmor dhe paqësor, në të cilin qytetarët kanë dalë për të kërkuar një Kili më të drejtë dhe të unifikuar, hap shtigje shpresëdhënëse për të ardhmen," shkroi ai në Twitter.

Ndërkohë, mengjesin e së premtes, politikanët dhe zyrtarët, duhej të shoqëroheshin jashtë ndërtesës së Kongresit në qytetin e Valparaiso, pasi aktivistët antiqeveritar u përpoqën t’i bllokonin rrugën.

Guvernatorja e Santiago, Karla Rubilar tha se rreth një milion njerëz kishin dalë për të marshuar në kryeqytet - më shumë se pesë përqind e popullsisë së vendit.

Në Twitter ajo tha se protestuesit "përfaqësojnë një ëndërr për një Kili të ri".

Kujtojme se protestat fillimisht u nxitën nga rritja e pezulluar e tarifave të metrove, por u përshkalëzuan nga ankesa më të mëdha,si për kostot e jetesës dhe pabarazinë.

Gjatë demonstratave, ka patur grabitje dhe zjarrvënie. Të paktën 18 njerëz kanë gjetur vdekjen që nga fillimi i trazirave një javë më parë, qindra janë plagosur dhe më shumë se 7,000 njerëz janë arrestuar.

Si e vlerësoni punën e secilit ministër të qeverisë Rama 2?

Votoni nga 1 te 10 (1 nenkupton shumë keq, 10 nënkupton shumë mirë)

Anila Denaj - Ministre e Financave
Arben Ahmetaj - Ministër i Shtetit për Rindërtimin
Belinda Balluku - Ministre e Infrastukturës dhe Energjitikës
Bledi Çuçi - Ministër i Bujqësisë
Blendi Klosi - Ministër i Turizmit
Eduard Shalsi - Ministër Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes
Elisa Spiropali - Ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin
Elva Margariti - Ministre e Kulturës
Etilda Gjonaj - Ministre e Drejtësisë
Evis Kushi - Ministre e Arsimit, Rinisë dhe Sportit
Ogerta Manastirliu - Ministre e Shëndetësisë
Olta Xhaçka - Ministre e Mbrojtjes
Pandeli Majko - Ministër i Diasporës
Sandër Lleshaj - Ministër i Brendshëm

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011934041976929
array(1) { ["section"]=> string(94) "protestat-ne-kili-nje-milion-qytetare-marshim-paqesor-pas-vdekjes-se-dhjetera-personave-183576" }