Protestat në Liban: Pedagogu i Universitetit zgjidhet kryeministër i ri i vendit

Publikuar tek: bota, më 20:53 19-12-2019 Protestat në Liban: Pedagogu i Universitetit zgjidhet kryeministër i ri i vendit Hassan Diab, Pedagogu i Universitetit dhe ish-ministri i Arsimit i Libanit në vitet 2011-2014

Pedagogu i Universitetit dhe ish-ministri i Arsimit i Libanit në vitet 2011-2014, Hassan Diab, është zgjedhur kryeministër i ri i vendit, pas dorëheqjes së paraardhësit të tij Saad Hariri.

Lëvizja myslimane e Shia Hezbollah e Libanit dhe aleatët e saj kanë vendosur të emërojnë profesorin Hassan Diab si kryeministër, pas konsultave me presidentin e vendit, raporton newsbomb.al. Paraardhësi i Diab, ish-kryeministri Saad Hariri dha dorëheqjen në tetor të këtij viti pas protestave të fuqishme që shpërthyen në gjithë vendin, ndërsa dje u largua nga detyra zyrtarisht.

Ndërkohë, edhe profesori Diab nuk do ta ketë aq të lehtë detyrën pasi nuk ka siguruar mbështetjen e bllokut kryesor të Sunitëve, ç’ka mund t’i vështirësojë formimin e qeverisë dhe marrjen e ndihmave nga Perëndimi, raporton newsbomb.al.

Gjatë ditës së sotme, Presidenti Michel Aoun zhvilloi bisedime zyrtare me anëtarët e parlamentit për të zgjedhur kandidatin e ri që do të bëhej kryeministër dhe kështu u emërua pedagogu Hassan Diab pasi ishte kandidati me mbështetjen më të madhe.

Pedagogu dhe ish-ministri Hassan Diab, i zgjedhur tashmë kryeministër,  u emërua nga fraksionet më të mëdha myslimane shiite, Hezbollah dhe Amal dhe partia FPM e presidentit Aoun, të cilat së bashku kontrollojnë shumicën e vendeve në parlamentin me 128 anëtarë. /NEWSBOMB.AL

Presidenti i Libanit dhe Ish-kryeministri i larguar pas protestave, Saad Hariri:
_110232242_mediaitem110232241.jpg

Foto nga protestat masive anti-qeveritare ne Liban:
_110232366_mediaitem110232365.jpg

Si e vlerësoni punën e secilit ministër të qeverisë Rama 2?

Votoni nga 1 te 10 (1 nenkupton shumë keq, 10 nënkupton shumë mirë)

Anila Denaj - Ministre e Financave
Arben Ahmetaj - Ministër i Shtetit për Rindërtimin
Belinda Balluku - Ministre e Infrastukturës dhe Energjitikës
Bledi Çuçi - Ministër i Bujqësisë
Blendi Klosi - Ministër i Turizmit
Eduard Shalsi - Ministër Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes
Elisa Spiropali - Ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin
Elva Margariti - Ministre e Kulturës
Etilda Gjonaj - Ministre e Drejtësisë
Evis Kushi - Ministre e Arsimit, Rinisë dhe Sportit
Ogerta Manastirliu - Ministre e Shëndetësisë
Olta Xhaçka - Ministre e Mbrojtjes
Pandeli Majko - Ministër i Diasporës
Sandër Lleshaj - Ministër i Brendshëm

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.012451887130737
array(1) { ["section"]=> string(86) "protestat-ne-liban-pedagogu-i-universitetit-zgjidhet-kryeminister-i-ri-i-vendit-189875" }