Protestat në Minneapolis, tre videot që tregojnë historinë e vdekjes së George Floyd (Si gënjeu policia)

Publikuar tek: bota, më 11:52 30-05-2020 Protestat në Minneapolis, tre videot që tregojnë historinë e vdekjes së George Floyd (Si gënjeu policia)

Vdekja e 46 vjeçarit afro-amerikan George Floyd ka shkaktuar protesta të shumta te qytetarët e Minneapolis.

Efektivi i policisë Derek Chauvin ka qenë ai që ka arrestuar 46 vjeçarin, duke i vendosur gjurin në pjesën e qafës, veprim që ka bërë që 46 vjeçari të mos mbushej dot me frymë, duke sjellë edhe vdekjen e tij.

Në fillim policët raportuan se kishin ushtruar dhunë mbi FLoyd pasi ky i fundit i kishte rezistuar arrestimit dhe ishte i dehur, por pamjet e regjistruara nga qytetarët dhe lamerat e sigurisë tregojnë të kundërtën.

Por ja cilat janë 3 videot që fajësojnë policinë amerikane:

Kjo është video e parë, e publikuar menjëherë pas vdekjes së 46 vjeçarit, ku tregohet mënyra se si u la të vdiste Floyd, edhe pse i kërkoi oficerit që të mos ia shtrëngonte qafën emë shumë, pasi nuk po mund të mbushej me frymë. Edhe pse kalimtarët reaguan pasi e panë gjendjen e afro-amerikanit, sërish efektivi nuk e lëshoi, veprim që çoi edhe në vdekjen e Floyd.


Video e dytë tregon momentet kur 46 vjeçari Floyd arrestohet nga policia, duke mos bërë asnjë rezistencë, ndryshe nga ajo se çfarë deklaroi policia.



Video e tretë tregon momentet kur u arrestuan gazetarët e CNN, të cilët ishin në transmetim të drejtpërdrejtë. Policia i tha stafit të CNN se ata po arrestoheshin sepse u tha që të largoheshin dhe ata thanë jo.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0095820426940918
array(1) { ["section"]=> string(108) "protestat-ne-minneapolis-tre-videot-qe-tregojne-historine-e-vdekjes-se-george-floyd-si-genjeu-policia-208394" }