Protestat në Paris, demonstruesit kundër reformave të Macron në pensione

Publikuar tek: bota, më 22:53 16-09-2019 Protestat në Paris, demonstruesit kundër reformave të Macron në pensione Presidenti i Frances, Emanuel Macron

Shumë profesionistë të fushave të ndryshme, si jurist, pilotë, apo mjekë, u mblodhën në Paris gjatë ditës së sotme për të protestuar kundër planit të Qeverisë së Francës për reforma në pensione.

Qeveria e presidentit Emmanuel Macron sapo ka nisur një nga reformat më ambicioze të saj: Bashkimin e 42 sistemeve të ndryshme të pensioneve në Francë në një sistem të vetëm, të bazuar në këtë pikë.

Presidenti Macron tregon se është i vendosur se kjo mënyrë do të jetë më e drejtë, por disa profesione thuhet se do të humbasin.

Në fund të javës së kaluar, punëtorët e transportit publik në Paris kanë qenë po ashtu në grevë për shkak të reformave në pensione.

Sipas këtyre reformave, ata që dalin në pension para moshës 64 vjeçare po ashtu do të marrin pension më të ulët.

Macron është dobësuar politikisht nga protestat antiqeveritare të lëvizjes ‘Jelekët e verdhë’ që filluan në fund të vitit 2018 dhe në fillim të këtij viti.

Këto protesta, që kanë shpërthyer edhe në dhunë, janë nxitur nga zemërimi i qytetarëve për rënien e standardit të jetesës dhe gjithashtu shqetësimet e tyre se Macron po e shtyn me ngulm agjendën e tij të reformave.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.022466897964478
array(1) { ["section"]=> string(78) "protestat-ne-paris-demonstruesit-kunder-reformave-te-macron-ne-pensione-178709" }