Protestat raciste në Charlottesville, Trump: Edhe ekstremistët e majtë ushtruan dhunë

Publikuar tek: bota, më 21:38 15-08-2017 Protestat raciste në Charlottesville, Trump: Edhe ekstremistët e majtë ushtruan dhunë

Gjatë një deklarate për media, presidenti amerikan Donald Trump, ka komentuar për të dytën herë protestat e dhunshme në Charlottesville të Virxhinias.

Këtë herë Trump ka fajësuar grupimet e ekstremit të majtë se kanë reaguar po aq dhunshëm ndaj protestave të supremacistëve të bardhë.

“Ishte një ditë e tmerrshme. I pashë me vëmendje ngjarjet. Kishe një grup nga një anë që ishte i keq dhe një grup nga ana tjetër që ishte gjithashtu shumë i dhunshëm. Askush nuk do ta thotë këtë por unë po e them këtu. Grupi tjetër i sulmoi tepër dhunshëm”, u shpreh Trump.

Prej disa ditësh në Charlottesville kanë shpërthyer protestat e dhunshme mes grupeve neo naziste dhe atyre të ekstremit të majtë të njohur si Antifa.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Sierra Leone, 600 të zhdukur dhe mbi 300 viktima nga shembja masive e dheut
Irani kërcënon me largim nga marrëveshja bërthamore »
Article Logic
Execution time: 0.011367082595825
array(1) { ["section"]=> string(89) "protestat-raciste-ne-charlottesville-trump-edhe-ekstremistet-e-majte-ushtruan-dhune-89202" }