'Protestat rritën ndërgjegjësimin’, Enkelejd Alibeaj: Kallash s’kemi që ta përmbysim qeverinë, deri te molotovi kemi shkuar

Publikuar tek: politike, më 23:19 21-01-2020 'Protestat rritën ndërgjegjësimin’, Enkelejd Alibeaj: Kallash s’kemi që ta përmbysim qeverinë, deri te molotovi kemi shkuar FotoMontazh: Enkelejd Alibeaj - nje nga protestat e opozites gjate 2019

Ish-deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj ka thënë mbrëmjen e sotme se protestat e opozitës kanë rritur ndërgjegjësimin te populli.

I ftuar në emisionin Tempora, Alibeaj ka thënë se opozita nuk ka në dorë kallash që të përmbysin qeverinë, ama deri te molotovi kanë shkuar, edhe pse sipas tij, duhej më tepër.

“Protesta ngriti ndërgjegjësimin. Opozita nuk ka kallash në dorë të përmbysë. Deri te molotovi kemi shkuar, meritonte më tepër. Detyra e opozitës është të ndriçojë mendjet e popullit shqiptar. Ne nuk hymë në zgjedhje sepse ne na vidhnin votën me para,  kriminelë, polici dhe administratë. Nuk marr përsipër ti zhgënjej këta njerëz. Populli e rrëzon që sot qverinë”, ka thënë ndër të tjera Alibeaj.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.020508050918579
array(1) { ["section"]=> string(125) "protestat-rriten-ndergjegjesimin-enkelejd-alibeaj-kallash-s-kemi-qe-ta-permbysim-qeverine-deri-te-molotovi-kemi-shkuar-192761" }