Protestë masive në Britaninë e Madhe, bllokohen rrugët e 2 aeroporteve (FOTOT)

Publikuar tek: bota, më 15:27 05-08-2016 Protestë masive në Britaninë e Madhe, bllokohen rrugët e 2 aeroporteve (FOTOT)

Mëngjesin e sotëm Britania e Madhe u gdhi në protestë.

Protestuesit nga grupi “Black Lives Matter” kanë bllokuar transportin publik duke u vendosur poshtë në autostrada si edhe kanë bllokuar hyrjet për aeroporte.

Demonstruesit janë pjesë e krahut britanik të një fushate të ngritur në SHBA për të protestuar për amerikanët e zi që u qëlluan nga policia. Aktivistët në Britani sot lidhur me zinxhirë së bashku dhe ashtu u kaluan nëpër të gjithë rrugët që të çojnë në aeroportet e Heathroë dhe Birmingh. Ndërsa në qendër të Nottingham, katër protestues janë shtrirë mbi shinat e trenit.

Këto veprime të koordinuara në të gjithë vendin kanë shkaktuar kaos për qindra njerëzit që po përpiqen të kapin avionin për të udhëtuar për pushime ose për punë. 

Rreth 20 persona janë arrestuar nga policia deri më tani. Protestat kanë nisur që në orën 8 të mëngjesit, por tani të paktën linja e trenit është hapur rreth mesditës.

b2.jpg

 

b4.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.032488107681274
array(1) { ["section"]=> string(81) "proteste-masive-ne-britanine-e-madhe-bllokohen-rruget-e-2-aeroporteve-fotot-48862" }