‘Protestë masive’, zbulohen detaje nga plani i Bashës dhe Kryemadhit për të ‘përmbytur’ Tiranën me militantë

Publikuar tek: politike, më 22:00 07-01-2018 ‘Protestë masive’, zbulohen detaje nga plani i Bashës dhe Kryemadhit për të ‘përmbytur’ Tiranën me militantë

Është zhvilluar sot takimi i parë mes kreut të LSI-së dhe atij të PD-së, Monika Kryemadhit dhe Lulzim Bashës, për t’u koordinuar rreth një proteste masive që pritet të organizohet këtë muaj.

Newsbomb.al mëson se nuk ka një datë të saktë për mbajtjen e protestës, që sipas organizatorëve nga të dyja forcat politike opozitare, do të jetë masive, dhe do mbahet në fund të muajit janar.

Deri atëherë krerët e dy partive do organizojnë takime me strukturat në rrethe për mobilizimin e militantëve por edhe qytetarëve të tjerë për t’iu bashkuar protestës. Këto takime do vijojnë për pesë ditë.

Kjo “betejë e opozitës” do të jetë shumëplanëshe ndërsa çështjet jetike për  të cilat ftohen qytetarët të protestojnë janë dy; varfëria dhe ilegjitimiteti i qeverisë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.012344121932983
array(1) { ["section"]=> string(110) "proteste-masive-zbulohen-detaje-nga-plani-i-bashes-dhe-kryemadhit-per-te-permbytur-tiranen-me-militante-105775" }