Protestë në 27 Janar, Basha në Durrës: Bashkohuni me ne sepse Edi Rama ka humbur

Publikuar tek: politike, më 15:15 10-01-2018 Protestë në 27 Janar, Basha në Durrës: Bashkohuni me ne sepse Edi Rama ka humbur

Kreu i opozitës Lulzim Basha në një takim me demokratët e Durrësit i ka bërë thirrje popullit të bashkohen me opozitën në protestën e 27 Janarit. 

Basha ka akuzuar kryeministrin Rama për paligjshmëri dhe shpjegon arsyet pse sipas tij Edi Rama nuk mund të qeverisë më këtë vend.

“Edi Rama e ka humbur të drejtën të qeverisë. Kush i shërben krimit, nuk i shërben dot shqiptarëve. Ne kërkojmë drejtësi sepse duam zgjedhje me drejtësi, jo blerje të pushtetit, drejtësi që ka guximin të çojë prapa hekurave qeveritarët e korruptuar.”- është shprehur Basha për demokratët në Durrës.

Kreu i opozitës tha se kryebashkiaku i Durrësit, i kapur duke u kërkuar kriminelëve blerjen e votave në shpërblim të tenderave,dhe seështë modeli i aleancës së Edi Ramës me krimin dhe bashkë me Ardian Çelën, do të kenë të njëjtin fund. “Destini i tyre është para drejtësisë”- u shpreh Basha.

Duke e konsideruar Partinë Demokratike si e vetmja shpresë për vendin, kreu i opozitës Lulzim Basha tha se pjesëmarrja masive në protestë është hap vendimtar për të shkuar drejt krijimit të një qeverie antimafia që do të garantojë zgjedhje të lira e të ndershme.

"Masiviteti në protestë është mesazhi më i qartë se papajtueshmëria e qytetarëve me qeverinë nuk është më e heshtur, por sinjali më i qartë se e keqja ka rënë.“- është shprehur Basha për demokratët.

Screenshot_5.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.012591123580933
array(1) { ["section"]=> string(85) "proteste-ne-27-janar-basha-ne-durres-bashkohuni-me-ne-sepse-edi-rama-ka-humbur-106091" }