SHBA, protestanti mbeti i vrarë nga eksplozivi i policisë

Publikuar tek: bota, më 15:20 08-07-2016 SHBA, protestanti mbeti i vrarë nga eksplozivi i policisë

Nga protesta e ndodhur në Dallgas, SHBA,  mbetën të vrarë 5 policë, dhe një protestant. Nga hetimet policore është bërë me dije që personi që u shpall nga policia si i “vetvrarë” , në fakt ka humbur jetën nga ekplozivi i policisë.

 Policia sqaron vrasjen e personit që hapi zjarrin. “ Vrasësi i policëve ka qenë i mërzitur për vrasjen e dy personave nga policia dhe donte të vriste vetëm oficerët e bardhë”-tha shefi i policisë David Brown. Tre persona janë arrestuar, ndërkohë që dyshohet se ka patur dhe të tjerë të përfshirë më ngjarje. 

 Sipas Brown, 7 polic të tjerë janë plagosur dhe 2 janë në kirurgji dhe një është në gjendje kritike për jetën. Shefi i policisë tha se janë në kërkim të të dyshuarve për vrasjen e policëve. 

Pas ngjarjes së rëndë ka reaguar dhe presidenti Obama.

“ Ne e dimë se kur njerëzit janë të armatosur me armë të fuqishme, atëherë ndodhin sulme të fuqishme të këtij lloji, më vdekjeprurëse, më tragjike. Në ditët në vazhdim duhet të marrim në konsideratë më mirë këto realitete”, theksoi Obama.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.02597713470459
array(1) { ["section"]=> string(63) "proteste-ne-shba-vriten-5-police-nga-persona-te-armatosur-45926" }