Të martën në datën 10 planifikohet një protestë përpara ambasadës franceze në piazza Farnese, e organizuar nga prindërit e viktimave të aksidentit të tmerrshëm të ndodhur në 13 gusht 2011, në të cilën vdiqën katër qytetarë francezë për shkak të një makine që ecte në krah të kundërt. Shoferi i makinës, ishte sipërmarresi shqiptar Ilir Beti, i cili u dënua me 21 vite dhe 4 muaj burg për vrasje të vullnetshme, që më pas u konfirmua në apel.
“I dënuari, sipas Giodano Biserni që merret me çështjet e qarkullimit – kërkon deklasifikimin e krimit në një vrasje të thjeshtë dhe të rifillohet gjithçka nga e para me dënim më modest”. Sipas informacionit që jepet në Corriere della Sera, është për tu admiruar shpirti i sakrificës i familjarëve karshi institucioneve italiane. Protesta që do të mbahet para ambasadës, si kërkesë kryesore ka propozimin e një ligji të Asamblesë parlamentare franceze që parashikon vrasjen me paramendim në raste analoge. Në 18 kortezhi do të spostohet në sheshin e Vatikanit: çdo pjesmarrës do të ndezë nga një qiri që më pas të mblidhen në bazilikën e Shën Pjetrit për një moment ribashkimi. “Rasti Beti” shkruajnë mediat, duket se ka ngritur shumë çështje të diskutueshme në Itali dhe Francë.