'Protestohet për tarifën e përsëritsave', ish sekretari i ministrisë së Arsimit: Qeveria të rrijë larg...(E PLOTË)

Publikuar tek: aktualitet, më 12:53 10-12-2018 'Protestohet për tarifën e përsëritsave', ish sekretari i ministrisë së Arsimit: Qeveria të rrijë larg...(E PLOTË) Plarent Ndreca

"Protestohet për tarifën e shërbimit ndaj përsëritsave", kështu e komenton protestën e studentëve ish Sekretari i Përgjithshëm në Ministrinë e Arsimit, Plarent Ndreca.

Sipas tij nuk duhet të paguajnë njëlloj ata që shlyejnë detyrimet në mënyrë korrekte me ata që janë perseritësa dhe universiteti ka për ta kosto shtesë. 

"Nëse përmbushin detyrimet (nuk perserisin) tarifa nuk paguhet, nëse ngelin (përsërisin lëndët), kostot do i paguajnë ata vetë, pasi askush nuk ka pse të bëhet solidar në fajin e tyre individual...", shprehet ai ndër të tjera.

Komenti i plotë nga Plarent Ndreca:

Protestohet për tarifën e shërbimit ndaj përsëritsave?!

Po pse?!

Po kush do i mbuloj kostot e pa planifikuara, për studentët që nuk përmbushin detyrimet e tyre, por përsërisin lëndët duke e ngarkuar universitetin me detyrime shtesë?!!! Po pse duhet të paguajnë njëlloj ata që shlyejnë detyrimet në mënyrë korrekte me ata që janë perseritesa?!! Po a nuk duhet dekurajuar ngelja?

Kjo është arsye që studentët dalin në protestë?!!! Protestojnë që të nxisin rritjen e perseritesve?!!

Ky është universiteti që ne duam?!!!

Çfarë lidhje ka Qeveria me këto vendime? Këto janë vendime të universitetit në kuadër të autonomisë dhe zhvillimit të tyre institucional. Qeveria duhet të rrijë larg këtyre vendimeve, pasi nuk është çështje politike, por çështje menaxheriale e vet universitetit. Studentët duhet të rrinë larg politikës, por të plotësojnë detyrimet e tyre kontraktuale. Pagesa e tarifës së kostove administrative është në dorën e tyre për tu paguar ose jo. Nëse përmbushin detyrimet (nuk perserisin) tarifa nuk paguhet, nëse ngelin (përsërisin lëndët), kostot do i paguajnë ata vetë, pasi askush nuk ka pse të bëhet solidar në fajin e tyre individual...

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.034385919570923
array(1) { ["section"]=> string(113) "protestohet-per-tarifen-e-perseritsave-ish-sekretari-i-ministrise-se-arsimit-qeveria-te-rrije-larg-e-plote-144592" }