Protestojnë gratë e Fierit, deklaratë për t'u lexuar... (Ja çfarë kërkojnë)

Publikuar tek: aktualitet, më 16:36 08-03-2018 Protestojnë gratë e Fierit, deklaratë për t'u lexuar... (Ja çfarë kërkojnë)

Ditën e sotme në ditën ndërkombëtare të gruas në qytetin e Fierit gratë janë ngritur në protestë për të drejtat e tyre. Ato kanë kërkuar më shumë vëmendje ndaj vajzave e nënave punëtore dhe ndërhyrje emergjente për gratë e dhunuara.

“Sot Ne gratë e qytetit të Fierit, anëtare të shoqërisë civile, në këtë ditë Ndërkombëtare, 8 Mars 2018 apelojmë në mbështetje të kauzës sonë për më shumë gra në jetën publike dhe politike, duke adresuar masa konkrete në përmirësimin të opozitës sonë dhe të familjeve tona. Më shumë vëmendje ndaj vajzave dhe nënave punëtorë. Ato kanë nevojë për një punë të denjë me një pagë mbi minimumin jetik 24 000 lekë.

Ne sot jemi këtu për të apeluar dhe sygjeruar politika sociale konkrete për familjet në nevojë, përmes punësimit të grave, punësim i sigurt dhe i paguar. Monitorimi të strukturës sociale për të punësuarit në sektorin privat dhe respektim të të drejtave sociale. Ngritje të qëndrave rehabilituese për personat e alkoolizuar apo përdorues të drogave. Largim të kazinove dhe basteve nga qëndra të banuara dhe qëndra qytetit.

Ndihmë për familjet e kthyera nga emigracioni me projekte mbështetëse. Ndërhyrje emergjente për nënat dhe fëmijët në rrezik të mbrojtur me urdhër mbrojtje, duke ofruar strehim të përkohshëm në banesa sociale. Gjithçka që qytetarët plotësojnë gjatë manifestimit tonë Fier më, 8 Mars 2018”, thuhet në deklaratën e tyre.

prot.jpg

prot1.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Aksident i rëndë në rrugën Tiranë-Elbasan, makina përplaset me trafikndarësen
Ora ndryshon këtë muaj, ja data kur akrepat zhvendosen para »
Article Logic
Execution time: 0.010746002197266
array(1) { ["section"]=> string(76) "protestojne-grate-e-fierit-deklarate-per-t-u-lexuar-ja-cfare-kerkojne-112626" }