Katër banorë të fshatit Torovicë në Shkodër janë proceduar penalisht në lidhje me protestën e mbajtur ditën e djeshme.
Dhjetëra banorë të kësaj zone, dolën në protestë duke bllokuar për disa minuta rrugën.
Penalisht janë proceduar shtetasit me iniciale K.K, P.K, S.D dhe G.D, për organizim të paligshëm të protestës dhe bllokimin e rrugës.