Ditën e sotme protesta e zhvilluar përgjatë Bulevardit Dëshmorët e Kombit ka shpëtuar pa incidente të rënda, por një protestueseje i ka rënë të fikët në mes të turmës.
Mësohet se vajza është shtrirë menjëherë në tokë por i pranishëm gjatë protestës ka qenë doktor Halim Kosova i cili i ka dhënë ndihmën e parë.
Kujtojmë se Halim Kosova ka qenë ish-kandidat i PD për Bashkinë e Tiranës kundër kryebashkiakut aktual Erion Veliaj.