Mund të themi se ishte protestuesi më pikant i ditës së djeshme, ku opozita protestoi duke bllokuar disa akse nacionale për 60 minuta në të gjithë vendin.
Fermeri Lush Ndoci flet pas ndalimit nga policia pasi protestoi duke bllukuar rrugën nacionale Shkodër - Lezhë me tufën e dhive.
“Më kanë mbajtur më shumë se 4 orë brenda. Më kanë pyetur sa për të bërë punën e tyre. Madje, ata nuk e besonin që unë jam me këmbë të thyer, por unë do të protestoj sa të kem frymën gjallë”, tha fermeri.
I pyetur nëse ka frikë se do ta arrestojnë sërish pas protestës së tij, ai tha: “Kur jam me të drejtën që më kanë shkelur s’kam pse me pasë frikë”. Fermeri protestoi dje duke bllokuar aksin rrugor, në shenjë proteste për dëmshpërblimin që nuk e ka marrë pas përmbytjeve.