Protestuesit e PD-së nisen nga Sheshi ''Skënderbej'', 1200 policë në gatishmëri

Publikuar tek: aktualitet, më 11:06 12-03-2015

Nis protesta e Partisë Demokratike. Qytetarët me pankarta në duar e thirrje janë nisur nga sheshi ''Skënderbej'' në drejtim të Kryeministrisë dhe Kuvendit, ku do të mbahet edhe fjala e Bashës e përfaqësuesve të tjerë. ‘’Klika Rama-Meta Ik!”, “Meta Ik!”, ‘’Jepe dorëheqjen’’ “Poshtë komunizmi!”, janë disa nga thirrjet e protestuesve.Për protestën janë në gatishmëri 1200 policë.

 

Që në orën 06:30 të mëngjesit, organizatorët e protestës ishin duke ngritur podiumin nga do të flasë kreu I Partisë Demokratike, Lulzim Basha si dhe personazhe të tjerë të opozitës.

Partia Demokratike nëpërmjet protestës do të kërkojë largimin e kreut të Kuvendit Ilir Meta si dhe do të protestojë kundër varfërisë e dhunës në vend. Protestuesit do të nisen nga Sheshi ''Skënderbej'' në orën 11:00, për të pëshkuar gjithë bulevardin ''Dëshmorët e Kombit'' dhe për të ndaluar para Kryeministrisë.

Mësohet se nga rrethet janë nisur edhe autobusët e parë me protestues, që do të mbërrijnë në Tiranë para orës 11:00, kohë kur është përcaktuar edhe nisja e protestës.Protestuesit e Dibrës dhe Burrelit ankohen se po kryhen kontrolle nga policia në autobusët e tyre. Protestues të tjerë po vijnë nga Shkodra, Korça, Vlora, Berati dhe Kukësi. Nga kryetarët e PD-së në rrethe bëhet e ditur se nga Qarku I Shkodrës janë nisur rreth 12 mijë protestues, ndërkohë që nga Kukësi 1 mijë. Nga Elbasani janë nisur 10 autobusë me rreth 600 protestues, nga Pogradeci 400 protestues, kurse nga Vlora 6 autobusë, me rreth 360 qytetarë. Një pjesë e qytetarëve janë nisur edhe me makina personale, si protestuesit nga Berati. Nga Fieri janë nisur rreth 2500 persona, ndërsa nga Lezha 1500,  gjithnjë sipas të dhënave të organizatorëve të PD-së. Në total, sipas të dhënave të PD-së do të jenë rreth 18-19 mijë protestues.

Lulzim Basha këto ditë ka bërë të ditur se protesta do të jetë paqësore, por nga ana tjetër Policia e Shtetit ka lajmëruar dje qytetarët se janë marrë të gjitha masat për mbarëvajtjen e kësaj proteste. Policia ka lajmëruar qytetarët që të lëvizin në kryeqytet me mjetet e tyre identifikuese pasi herë pas here do të bëhen kontrolle. Nga ana tjetër, efektivët e policisë që do të jenë prezentë në protestë, sipas një urdhri të brendshëm të drejtorit të Përgjithshëm Artan Didi nuk do të mbajnë armë me vete, veç shkopinjëve të gomave, në rast se do të ketë nevojë për ndërhyrje.

Policia dhe SHISH janë paralajmëruar edhe për akte të paligjshme, që mund të ndodhin. Ditën e djeshme kryeministri Edi Rama u takua me kreun e Kuvendit Ilir Meta, ku veç të tjerash diskutuan edhe për protestën. Takimit të tyre iu bashkua edhe ministri I Brendshëm Sajmir Tahiri. Meta ka deklaruar se nuk e jep dorëheqjen. Përveç protestës, sot Parlamenti do të mbajë edhe seancën e së enjtes, ku priten debate të ashpra për çështjen Doshi dhe dorëheqjen e Metës.

Hetimi për akuzat e Tom Doshit se Meta ka urdhëruar ta vrasë po vazhdojnë. Deri më tani në Prokurorinë e Krimeve të Rënda kanë dhënë dëshminë Tom Doshi, Ilir Meta, Edi Rama, Sajmir Tahiri, Sali Berisha, Dritan Prifti, Mark Frroku, Monika Kryemadhi, Mhill Fufi, Fatjon Skënderi dhe Durim Bami. Ky duket të jetë procesi hetimor më i madh, ku janë përfshirë më shumë politikanë se çdo proces tjetër.

 

Spoti publicitar i Partisë Demokratike për protestën dhe arsyet pse proteson

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Mbledhja e simpatizantëve të LSI-së në mbrojtje të Metës, Luan Rama: Janë xhelozë për ne
Protestuesit arrijnë para Kryeministrisë, Policia: Ka persona me eksploziv dhe të armatosur »
Article Logic
Execution time: 0.013300180435181
array(1) { ["section"]=> string(79) "protestuesit-e-pd-se-nisen-nga-sheshi-skenderbej-1200-police-ne-gatishmeri-5656" }