Protestuesit në shesh, po ja si e kaloi mëngjesin ish-kryeministri dhe demokrati i orëve të para

Publikuar tek: aktualitet, më 13:10 27-01-2018 Protestuesit në shesh, po ja si e kaloi mëngjesin ish-kryeministri dhe demokrati i orëve të para

Aleksandër Meksi, ish-kryeministri I PD deri në vitin 1997, I tërhequr nga jeta politike, ka ndarë një foto me dy miq të tij.

Dhe njëri prej tyre, tregon dhe thelbin e bisedës, që nuk ka të bëjë aspak me protestën e opozitës që zhvillohet sot në 27 janar në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, por me një ngjarje ndërkombëtare, “Ditën e Kujtesës” për viktimat e holokausit.

Postimi i mikut të Meksit:

Të jesh, për kafen e mëngjezit, në shoqërinë e Leka Meksit, ish KM të Shqipërisë në vitet 1992-1997, është një kënaqësi e dyfishtë. Së pari, të bën përshtypje erudicioni i tij i gjerë, si dhe një kujtesë dhe logjikë mbreslënse, ndonse është në vitin e 78-të të jetës të tij. Pastaj, edhe humori, thjeshtësia dhe toleranca me të cilën ai e “lidh” bashkëbiseduesin, të bën të ndjehesh komod, i hapur dhe pa komplekse, për tema nga më të ndryshmet, qe nga ato të jetës të përditshme e deri tek ato që kosiderohen tabu. Brezi ynë, që e jetoi periudhën e komunizmit dhe ngjarjet dramatike të viteve ’90, nga lartësia e 27 viteve të tranzicionit postkomunist, nuk mund të mos reflektojë dhe analizojë për atë se çfarë u bë mirë dhe çfarë u bë keq, çfarë mund të bëhej ndryshe nga ç’u bë, dhe ku është gabuar? Fatkeqësisht, ne si popull, vuajmë nga "Amnezia", apo siç quhet ndryshe, humbja e kujtesës. Kur kjo sëmundje prek individë të veçantë e keqja mbetet personale apo e shumta familjare, por kur ajo prek shumicën e popullsisë të një vendi, është vërtet një fatkeqësi me pasoja afatgjata. Ja, ky ishte thelbi i bisedës të sotme, në “Ditën e Kujtesës”, që ndonse i takon Holokaustit nazist të LDB, mbetet aktual, në çdo kohë e për çdo vend që vuajti nga totalitarizmi.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ish-kryeministri Berisha i bashkohet protestuesve, mesazhi që jep
Incident në protestën e opozitës, e moshuara përplaset me demokratët dhe kërkon llogari për 21 Janarin: Turp, turp (E TËRHEQIN 3 POLICË) »
Article Logic
Execution time: 0.012344837188721
array(1) { ["section"]=> string(102) "protestuesit-ne-shesh-po-ja-si-e-kaloi-mengjesin-ish-kryeministri-dhe-demokrati-i-oreve-te-para-108138" }