Protestuesit për Zharrëzën gdhihen si mos më keq edhe këtë mëngjes

Publikuar tek: aktualitet, më 09:14 27-02-2017 Protestuesit për Zharrëzën gdhihen si mos më keq edhe këtë mëngjes

Edhe ky mëngjes i ka gjetur protestuesit për Zharrëzën në sheshin para Ministrisë së Energjisë në qendër të kryeqytetit, të shtrirë në qiell të hapur e të mbështjellë me bantanije dhe mushama.

Pavarësisht takimit që zhvilluan mbrëmë me ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, atyre nuk u lejohet sërish që të ngrejnë çadrat për të protestuar për shkatërrimin e banesave dhe ndotjen e ujit në Zharrëz.

Protestuesit kanë zhvilluar një takim të shtunën me zv/kryeministrin Niko Peleshi, ndërsa ministri i Energjisë, Damian Gjiknuri ka refuzuar t’i takojë, duke u nxjerrë në takim zëvendësin e tij.

Banorët e Zharrëzës nuk pranojnë të largohen nga Tirana derisa Këshilli i Ministrave të miratojë vendimin për dëmshpërblimin e shtëpive të tyre dhe ndalimin e veprimtarisë së kompanisë Bankers, të cilën ata e akuzojnë si përgjegjëse për këtë situatë.

Ndërkohë, televizionet kombëtare dhe gazetat e mëdha në vend, nuk e pasqyrojnë protestën e këtyre qytetarëve, por mjaftohen me kronikat kur ka incidente apo deklarata nga politikanët.

Lexo edhe: Tahiri përplaset me qytetarin në shesh: Fike kamerën, po do të bësh gangsterin… (Video)

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Sekuestrohen 900 kg kanabis, 6 persona në pranga pas 8 orësh ndjekje në pyllin e Pish Poros (FOTO+VIDEO)
Ç'armatosen shqiptarët, këtë fundjavë u dorëzuan qindra municione (VIDEO) »
Article Logic
Execution time: 0.010293960571289
array(1) { ["section"]=> string(72) "protestuesit-per-zharrezen-gdhihen-si-mos-me-keq-edhe-kete-mengjes-70079" }