Protestuesit rrethojnë me shirit zbulimet arkeologjike në Durrës, mesazh të qartë për Vangjush Dakon

Publikuar tek: aktualitet, më 15:51 25-02-2017

Protestuesit në qytetin e Durrësit kanë rrethuar me shirit zbulimet arkeologjike në Durrës, pranë Torrës Veneciane, si një mesazh për kryebashkiakun Vangjush Dakon për zonën të cilën ai nuk mund ta shkatërrojë me ndërhyrjet e tij.

Protestuesit kanë kërkuar reflektimin e Dakos, ose në të kundërt nuk do të presin zgjedhjet parlamentare apo ato lokale për ta ndëshkuar me votë, por do të përgjigjen në mënyra të tjera.

Ata kanë paralajmëruar se do të hedhin përpara bashkisë së Durrësit gurët me të cilët Dako po mbulon pasurinë historike të shqiptarëve dhe Ballkanit.

Ditën e djeshme, Newsbomb.al publikoi foto nga artefaktet e perandorit Agust që janë zbuluar së fundmi në këtë qytet dhe që rrezikojnë të zhduken si rrjedhojë e punimeve të bashkisë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Qëlloi për vdekje të riun në Korçë, arrestohet 35-vjeçari i shpallur në kërkim (Emri)
Përfundon takimi i banorëve të Zharrëzës me Peleshin: Na premtoi shumë, por nuk largohemi nga Tirana pa nxjerrë VKM »
Article Logic
Execution time: 0.010416030883789
array(1) { ["section"]=> string(105) "protestuesit-rrethojne-me-shirit-zbulimet-arkeologjike-ne-durres-mesazh-te-qarte-per-vangjush-dakon-69941" }