Protestuesit u qëlluan me plumba? Zv.ministrja Voda: Policët e brezit të parë kanë armë, edhe plumbat manovër janë...

Publikuar tek: politike, më 18:17 03-06-2019 Protestuesit u qëlluan me plumba? Zv.ministrja Voda: Policët e brezit të parë kanë armë, edhe plumbat manovër janë...

Gjatë protestës së djeshme të opozitës kanë përfunduar në spital disa protestues të plagosur me lënë piroteknike. Ndërkohë nga ana e zyrtarëve të PD është thënë se protestuesit janë qëlluar me plumba nga efektivët e policisë. 

Por zv.ministrja e Brendshme Rovena Voda shprehet se policët e brezit të parë mbajnë armë, por dje me urdhër të drejtorit të përgjithshëm Veliu, është ndaluar përdorimi i armëve të zjarrit, qoftë dhe i plumbave manovër.

'Policia ka treguar një durim të jashtëzakonshëm dhe nuk po flas nga pozicioni i zv. ministres. Sepse të sulmosh një efektiv policie në krye të detyrës përbën një vepër penale. Për të shmangur çdo lloj mundësie që të mos ketë viktima në protestë, ka pasur një udhëzim për forcat e policisë nga drejtoi i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, ku efektivëve u është ndaluar përdorimi i armëve të zjarrit, qoftë edhe plumbat manovër. Çdo aludim që policia ka përdorur armë zjarri bie.

Ata që i qajnë hallin e policisë që i çojmë të pambrojtur do bëjnë mirë që të menaxhojnë protestuesit dhe protestat. Kjo është një tallje me Policinë e Shtetit. Ka një plan operacional, gazi lotsjellës dhe ujë janë  dy “armët” në duart e Policisë së Shtetit për të menaxhuar turmat. Policët e brezit të parë kanë pistoletë. Çdo punonjës policie ka një armë. Por në bazë të plani operacional që ka hartuar Policia e Shtetit, një nga urdhrat ka qenë mospërdorimi i armëve të zjarrit', ka thënë Rovena Voda në Abc News.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.023490905761719
array(1) { ["section"]=> string(118) "protestuesit-u-qelluan-me-plumba-zv-ministrja-voda-policet-e-brezit-te-pare-kane-arme-edhe-plumbat-manover-jane-166832" }