Protestuesve nuk u del inati me qeverinë, tërheqin zvarrë kryebashkiaken dhe i presin flokët në mes të rrugës

Publikuar tek: bota, më 21:06 07-11-2019 Protestuesve nuk u del inati me qeverinë, tërheqin zvarrë kryebashkiaken dhe i presin flokët në mes të rrugës Kryebashkiakja Patricia Arse diskreditohet nga protestuesit anti-qeveritarë në Bolivi

Protestuesit e opozitës boliviane janë hakmarrë ndaj kryebashkiakes së qytetit të Vintos duke e tërhequr zvarrë dhe më pas i lyen flokët me ngjyrë të kuqe. Ata nuk u mjaftuan me kaq, por i prenë dhe flokët.

Ngjarja ka ndodhur ditën e sotme, ku protestuesit kundër presidentit të Bolivisë Evo Morales shkuan drejt bashkisë së Vintos duke nxjerrë kryebashkiaken Patricia Arse jashtë godinës, duke i vënë flakën ndërtesës. Ata u irrituan pasi u përhap lajmi i vrasjes së dy demonstruesve anti-qeveritarë. Në kushte presioni të papërballueshme Arce firmosi dorëheqjen.

Protestat kundër qeverisë majtiste nisën që prej 20 tetorit, kur u shpall president sërish Evo Morales, por fitorja e tij është kontestuar nga shumë qytetarë dhe blloku opozitar. Kundërshtari i tij Luis Fernando Camacho ka premtuar se do të shkojë drejt Pallatit Presidencial ku do t’i lexojë letrën e shkarkimit presidentit Morales.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0074141025543213
array(1) { ["section"]=> string(115) "protestuesve-nuk-u-del-inati-me-qeverine-terheqin-zvarre-kryebashkiaken-dhe-i-presin-floket-ne-mes-te-rruges-185083" }