Protokolli për NATO, Presidenti i Maqedonisë së Veriut i shkruan SHBA-së në SHQIP

Publikuar tek: rajon, më 10:33 23-10-2019 Protokolli për NATO, Presidenti i Maqedonisë së Veriut i shkruan SHBA-së në SHQIP Stevo Pendarovski, Presidenti i Maqedonisë së Veriut

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, ka falenderuar në gjuhën shqipe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ky mesazh i Pendarovskit vjen pas vendimit të ditës së djeshme për të miratuar protokollin për anëtarësimin e vendit të tij në NATO. Këtë mesazh presidenti maqedonas e ka ndarë në gjuhën shqipe, maqedonase dhe angleze.

"Faleminderim ShBA-së për Ratifikimin e Protokollit për anëtarësim në #NATO në Senat. Partneriteti strategjik ShBA-Maqedonia e Veriut vazhdon në Aleancë duke kontribuar për stabilitetin dhe sigurinë globale", shkruan në shqip Pendarovski në twitter.

Kujtojmë se na mars të këtij viti parlamenti i Maqedonisë së Veriut miratoi Ligjin për përdorimin e gjuhëve, ku përveç gjuhës maqedonase, u bë zyrtare edhe gjuha shqipe.

Screenshot_8.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.026741981506348
array(1) { ["section"]=> string(87) "protokolli-per-nato-presidenti-i-maqedonise-se-veriut-i-shkruan-shba-se-ne-shqip-183152" }