Protokolli sekret: Nëndetësja e Britanisë lëshon raketa bërthamore nëse nuk arrin të dëgjojë më "Radio 4"

Publikuar tek: bota, më 16:39 09-02-2016 Protokolli sekret: Nëndetësja e Britanisë lëshon raketa bërthamore nëse nuk arrin të dëgjojë më

Deklarata e fundit e liderit të porsazgjedhur të Partisë britanike Labour, Jeremy Corbyn, ka shkaktuar jo pak debate në rrjetet sociale.

Corbyn shprehu pikëpamjet e tij pacifiste teksa njoftoi në Twitter se nëse zgjidhet kryeministër nuk do të shtypë “butonin e kuq” për lëshimin e bombave bërthamore.

Por lideri i Partisë Labour zbuloi edhe disa detaje interesante për protokollin sekret të Britanisë së Madhe në rast të një lufte atomike.

Një prej nëndetëseve më të fuqishme e llojit "Vanguard" të flotës britanike është gjatë gjithë kohës në patrullim. Ajo është e pajisur me raketa me mbushje bërthamore. Ndërsa lëshimi i raketave bërthamore në rastin kur Britania është ende një shtet funksional, ndodh vetëm me autorizimin e Kryeministrit, ka edhe një metodë tjetër.

Anëtarët e ekuipazhit të nëndetëses që lundron gjatë gjithë kohës në thellësinë e ujërave duhet të dëgjojnë emisionin “Today” në “Radio 4” e BBC. Valët e kësaj radioje kanë fuqinë të depërtojnë në thellësi të ujërave duke mos e humbur asnjëherë sinjalin.

Por nëse nëndetësja nuk arrin të dëgjojë emisionin “Today” në “Radio 4” për një numër të caktuar ditësh, do të thotë që Britania nuk është më shtet funksional. Ndoshta është goditur nga ndonjë sulm atomik.

Në këtë rast kapiteni i nëndetëses duhet të hapë një letër të vulosur nga Kryeministri që ndodhet brenda në nëndetëse dhe përmban të gjitha instruksionet se si duhet të veprohet.

Një alarm zjarri në vitin 2013 shkaktoi ndërprerjen e valëve të “Radio 4” për 15 minuta, duke përhapur panik edhe te stafi i nëndetëses pasi emisioni “Today” nuk po dëgjohej më. Por menjëherë stafi i radios filloi të transmetonte muzikë klasike. /Newsbomb.al/

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.032734870910645
array(1) { ["section"]=> string(108) "protokolli-sekret-nendetesja-e-britanise-leshon-raketa-berthamore-nese-nuk-arrin-te-degjoje-me-radio-4-32141" }