Prova e parë e Elhaida Danit në Eurovision (Video)

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 18:22 12-05-2015

Këngëtarja që përfaqëson Shqipërinë në Eurovision, Elhaida Dani ka zhvilluar sot provën e parë në skenën e këtij festivali që do të organizohet nga data 19 maj deri më 23 kur do të jetë dhe finalja e madhe.

Dani konsiderohet nga mediat evropiane si një nga pretendentet kryesore për fitimin e këtij festivali. Në përshkrimin e botuar në faqen zyrtare të Eurovisionit thuhet se, Dani është një profesioniste e vërtetë dhe se kjo duket nga ajo që bën dhe mënyra se si këndon.

Në performancën e këngës tragjike “Jam gjallë” (I’m Alive), Elhaida do të jetë e veshur me fustan të zi dhe e gjitha skena do të jetë e zezë dhe magjike. Kënga nis me dritën e agimit dhe përfundon me errësirë të plotë me një kulm spektakolar.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.022568941116333
array(1) { ["section"]=> string(54) "prova-e-pare-e-elhaida-danit-ne-eurovision-video-10987" }