PROVA/ TAHIRI ‘mbërthen’ prokurorin përballë trupës gjykuese, si Dritan PREMÇI tentoi të zhdukë e-mailin e rëndësishëm (DETAJET NGA BRENDA SALLËS)

Publikuar tek: aktualitet, më 13:43 19-09-2019 PROVA/ TAHIRI ‘mbërthen’ prokurorin përballë trupës gjykuese, si Dritan PREMÇI tentoi të zhdukë e-mailin e rëndësishëm (DETAJET NGA BRENDA SALLËS) Dritan Premçi (m) Saimir Tahiri (d) dhe emai-i i dërguar nga ish-shefi i policisë së Vlorës Gjergj Kohila dërguar prokurorit Premçi

Newsbomb.al sjell detaje të reja nga seanca për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri.

Në pritje të vendimit final, raportohet një situatë tejet e sikletshme për një nga prokurorët e çështjes Tahiri, Dritan Premçin.

Prokurori ka pretenduar se nuk ekziston asnjë e-mail që Gjergji Kohila, ish-shefi i Vlorës i kishte dërguar atij, lidhur me Habilajt dhe aktivitetin e tyre kriminal.


Një fakt i tillë u bë i ditur nga ish-ministri Tahiri në seancën e 10 shtatorit, por sot prokurorit Premçi i ka shkuar në mendje të thotë që ai e-mail nuk ekziston duke mos e ditur nga ana tjetër që Tahiri e dispononte të plotë shkresën.

“Unë e kërkova këtë email dhe nuk e gjeta. Nuk është e vërtetë qe ka e-mail”, është shprehur Premçi.

Tahiri, ndërkaq, e ka pritur prokurorin të mbaronte dhe më pas ka marrë fjalën duke vënë në dispozicion edhe shkresën e dërguar nga Kohila.

“Më vjen keq që prokurorit i ka humbur email i Gjergj Kohilës. Po i rivëmë në dispozicion gjykatës edhe njëherë e-mailin e datës 29 prill 2017 për referim proaktiv të Nezar Seitaj në adresë të prokurorit [email protected] Ja prova që Kohila ka denoncuar bandën”, tha Tahiri para trupës gjykuese që në atë moment ka hedhur sytë drejt prokurorit Premçi por ky i fundit ka mbetur pa fjalë.

Burimet nga brenda sallës i thanë newsbomb.al se “prokurori gati sa nuk lotoi pas kësaj”.

Ndërkaq, edhe prokuroria heshti duke mos e komentuar situatën përmes së cilës ish-ministri nxorri “bllof” organin e akuzës.

gjergj kohila 111.jpg

Mesazhi i ish-drejtorit Gjergj Kohila dërguar prokurorit të çështjes 'Tahiri' Dritan Premçi 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.026530981063843
array(1) { ["section"]=> string(147) "prova-tahiri-mberthen-prokurorin-perballe-trupes-gjykuese-si-dritan-premci-tentoi-te-zhduke-e-mailin-e-rendesishem-detajet-nga-brenda-salles-179015" }