Provat rrënojnë xhaxhain 34 vjeçar në Durrës: Përdhunoi mbesën 10 vjeçe që i tregoi gjithçka psikologes së shkollës (VENDIMI I APELIT)

Publikuar tek: aktualitet, më 09:32 07-02-2017 Provat rrënojnë xhaxhain 34 vjeçar në Durrës: Përdhunoi mbesën 10 vjeçe që i tregoi gjithçka psikologes së shkollës (VENDIMI I APELIT)

Gjykata e Apelit Durrës la në fuqi dënimin e gjykatës së shkallës së parë ndaj xhaxhait që abuzoi seksualisht me mbesën 10-vjeçare. Moskontrollimi i instikteve seksuale i ka kushtuar plot 20 vjet nga jeta, 34-vjeçarit Ilir Gjoshi nga fshatrat e Shijakut. Edhe pse ai ka mohuar, që nga çasti i arrestimit, të ketë abuzuar me të miturën, gjykata i pati çmuar të mjaftueshme provat e sjella nga akuza për ta fajësuar dhe dënuar me 20 vjet burgim.

Siç raporton “Durrës Lajm”, ankimimi ndaj këtij vendimi nga ana e të dënuarit nuk solli asnjë ndryshim në dënimin e tij. Gjykata e Apelit Durrës ka mbyllur sot shqyrtimin e vendimit të ankimuar duke e lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës edhe pse i dënuari Gjoshi dhe mbrojtja e tij i kanë qëndruar besnik qëndrimit mohues ndaj veprës penale për të cilën është gjykuar e dënuar.

Në fundtetor të vitit 2015, mbesa e Ilir Gjoshit denoncoi në policinë e Shijakut xhaxhain e saj, si abuzuesin e saj seksual në shtëpinë e gjyshes, që jetonte me xhaxhain dhe fare pranë banesës së tyre. Denoncimi qe bërë 3 vjet pas faktit të ndodhur dhe shtysë për të ka qenë diskutimi mbi temën e virgjërisë të trajtuar gjatë orës së biologjisë nga mësuesja në shkollën 9-vjeçare të Shijakut, ku mëson e mitura.

Faktet e mësuara në atë orë biologjie e kanë shokuar të miturën. Është ndjerë keq dhe këtë e kanë konstatuar dhe shoqe e mësuese të saj.13-vjeçarja ka ndarë me mësuesen dhe psikologen e shkollës historinë abuzive të 3 viteve te shkuara, kur ajo ishte vetëm 10 vjeç. Denoncimi u shoqërua me arrestimin e xhaxhait të saj, që mohonte akuzat, ndërsa e gjithë familja Gjoshi pësoi një goditje të fortë.

Përballë mohimit të Gjoshit, ekspertiza mjeko-ligjore, si dhe provat e tjera të paraqitura nga prokuroria e rrethit gjyqësor Durrës patën vërtetuar deflorimin e hershëm të së vajzës, duke çuar në dënimin e xhaxhait të saj me 20 vjet heqje lirie për veprën penale “marrëdhënie seksuale me të mitur” në mënyrë të përsëritur.

Denoncimi dhe gjykimi

Gjatë gjykimit në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Durrës, gjykim që u mbyll në maj të vitit të kaluar, rezultoi se e mitura me banim në Xhafzotaj të Shijakut, kur ishte 10 vjeçe ka shkuar te shtëpia e gjyshes që jetonte me xhaxhain e saj, i cili duke e përkëdhelur i kishte kërkuar që të shkonte te dhoma e tij për të parë televizor. Aty ai ka kryer marrëdhenie seksuale me të dhe “duke mos ditur se çfarë ishte ky veprim që po bënte, e dëmtuara nuk ka kundërshtuar. Gjatë kohës që ai kryente marrëdhenie seksuale, vajza ka pasur dhimbje dhe i ka kërkuar që të mos vazhdonte më, por ai i ka thënë që të mos bërtiste dhe ka vijuar...”

Një javë pas kësaj ngjarjeje, Iliri i ka kërkuar vëllait të tij, që ta çonte vajzën e tij tek shtëpia, pasi nëna e tyre nuk ishte mirë. Me kërkesën e babait, vajza ka shkuar për të ndihmuar gjyshen dhe përsëri Ilir Gjoshi ka kryer marrëdhenie seksuale me mbesën e tij, dhe këtë veprim e ka kryer dhe një herë tjetër. Gjatë gjykimit, Gjoshi i është nënshtruar dhe një akt ekspertimi psikiatriko-logjik që ka arritur në përfundimin se ai, nuk vuan nga ndonjë çrregullim i shëndetit mendor.

Në dëshminë e saj, mësuesja e biologjisë ka treguar se kur është njoftuar nga mësuesja kujdestare për gjendjen e nxënëses ka shkuar në zyrën e psikologes së shkollës, ku ka parë vajzën në një gjendje mjaft të rënduar psikologjike. Teksa qante dhe dridhej, ajo u ka treguar se ishte abuzuar seksualisht nga xhaxhai i saj. Më pas ato kanë vendosur që të depozitonin kallëzimin penal përkatës. Në lidhje me këtë nxënëse, mësueset kanë deklaruar se është vajzë e sjellshme, e urtë dhe me aq sa e njohin nuk ka pasur lidhje me ndonjë djalë si në shkollë, ashtu edhe jashtë saj.

Duke pasur parasysh rrezikshmërinë e lartë shoqërore të kësaj vepre penale dhe pasojën e ardhur në dëm të së miturës e cila ka pësuar tronditje të fortë psikologjike në momentin kur është ndërgjegjësuar për aktin seksual të kryer ndaj saj nga xhaxhai, e ka dënuar me 20 vjet heqje lirie Ilir Gjoshin, vendim ky që u la në fuqi dhe nga Gjykata e Apelit Durrës.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « 4 ditë bllokuar në minierë, asnjë rezultat për gjetjen e tre minatorëve të Bulqizës
Sekuestrohet gjysmë ton drogë në Durrës, arrestohen 5 trafikantët (EMRAT) »
Article Logic
Execution time: 0.011773824691772
array(1) { ["section"]=> string(137) "provat-rrenojne-xhaxhain-34-vjecar-ne-durres-perdhunoi-mbesen-10-vjece-qe-i-tregoi-gjithcka-psikologes-se-shkolles-vendimi-i-apelit-67959" }