“Provokim kundër minoritetit”, Athina zyrtare reagon ashpër për shkatërrimin e memorialit të Thimio Lolit

Publikuar tek: rajon, më 15:51 23-07-2019 “Provokim kundër minoritetit”, Athina zyrtare reagon ashpër për shkatërrimin e memorialit të Thimio Lolit Ministria e Jashtme Greke, monumenti i Thimio Lolit i hedhur në erë

Ministria e Jashtme greke ka reaguar pas shkatërrimit me dinamit të monumentit të Thimio Lolit, një komandant i çetave greke që kanë kryer masakra ndaj popullatës civile shqiptare në vitin 1914.

Në një deklaratë për media, Ministria e Jashtme Greke e quan “Provokim ndaj minoritetit etnik grek, dhe si përfundim, kundër marrëdhënieve greko-shqiptare”.

MPJ greke i kërkon autoriteteve në Shqipëri të hetojnë për zbardhjen e ngjarjes si dhe “të rikthejnë rendin dhe sigurinë midis pjesëtarëve të pakicës etnike greke”.

“Ministria e Jashtme greke, Ambasada Greke dhe autoritetet konsullore në Shqipëri do të ndjekin zhvillimet nga afër”, thuhet në deklaratë.

Memoriali i Thimio Lolit u vendos në fshatin Krane të Delvinës. Thimoi Loli ka qenë përkrahës i “Vorio Epirit” dhe ka udhëhequr një sërë masakrash ndaj shqiptarëve në Sarandë, Delvinë si dhe është përfshirë në masakrimin e popullsisë së pafajshme çame krah gjeneralit famëkeq Napolon Zerva.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0069777965545654
array(1) { ["section"]=> string(109) "provokim-kunder-minoritetit-athina-zyrtare-reagon-ashper-per-shkaterrimin-e-memorialit-te-thimio-lolit-173091" }